Kushtet e Përdorimit

Ju pranoni dhe pajtoheni që do të zbatoni kushtet e përdorimit në tërësinë e tyre duke përdorur këtë faqe të internetit. Ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe të internetit nëse nuk jeni dakord me ndonjë ose të gjitha termat dhe kushtet. Këto terma dhe kushte mund të modifikohen herë pas here sipas gjykimit dhe vlerësimit të Homeopates së Regjistruar Elbunita Musolli. Mjekësia e integruar ME operon sipas termave dhe kushteve të mëposhtme:

1. Përmbajtja dhe shërbimet e kësaj faqe interneti nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë këshillat mjekësore. Nëse dyshoni se keni ndonjë problem shëndetësor, është detyrimi juaj të merrni këshilla mjekësore nga mjeku juaj. Kjo është e zbatueshme për çdo lloj informacioni ose komunikimi, pavarësisht nëse ai jepet nëpërmjet telefonit, emailit, verbalisht/gojarisht ose me shkrim.

2. Është tërësisht në përgjegjësinë tuaj, rrezikun që merrni nëse përdorni ndonjë informacion apo shërbim nga kjo platform. Është detyrimi juaj të kërkoni një mendim të dytë nga një mjek nëse nuk jeni të sigurt për ndonjë këshillë të dhënë nga unë në faqen time të internetit, me telefon apo nëpërmjet email adresës.

3. Informacionet dhe mendimet e shprehura në këtë ueb faqe janë ato të Elbunita Musollit, bazuar në arsimimin e përfunduar dhe përvojën e saj profesionale. Elbunita Musolli nuk mban asnjë përgjegjësi për gjendjen dhe pasojat që pacientëve mund të ju shfaqen me përdorimin e informacioneve, këshillave apo shërbimeve të ofruara në këtë faqe interneti.

4. Çdo konsultim i dhënë trajtohet me profesionalizmin më të lartë të mundshëm. Elbunita Musolli, nga ana tjetër, nuk pohon dhe deklaron se çdo rast mund të shërohet.

5. Trajtimet homeopatike konsiderohen të mos kenë efekte anësore negative. Elbunita Musolli nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo vështirësi, përkeqësim apo efekt anësor të supozuar.

6. Elbunita Musolli nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se gjendja juaj shëndetësore përkeqësohet gjatë trajtimit tuaj homoeopatik, ose në rast të dëmtimit aksidental, lëndimit, paaftësisë ose ndonjë ndryshimi tjetër të gjendjes suaj shëndetësore. Shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm mund të ndikojnë në shëndet – stresi, traumat, lajmet e mira ose të këqija, aksidentet, lëndimet, helmimi nga ushqimi, procesi natyror i plakjes, vaksinat, alergjitë, efektet mjedisore dhe ndryshimet e motit – të gjitha këto mund të kenë një ndikim pozitiv ose negativ në shëndet.

7. Përpara se të përdorni shërbimet e ofruara nga kjo platformë, ju lutemi vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm ose mjekun tuaj specialist nëse jeni duke përdorur barna apo jeni duke u trajtuar nga mjekësia konvencionale, jeni shtatzënë ose jeni nënë gji dhënëse.

8. Pa mbikëqyrjen e prindit, të afërmit ose kujdestarit ligjor, Elbunita Musolli nuk do të japë me vetëdije shërbime apo terapi për të miturit e moshës nën16 vjeç.

9. Është detyrim i pacientëve nga vende të ndryshme që të hulumtojn çdo ligj dhe legjislacion të zbatueshëm të mjekësisë homoeopatike në vendet e tyre përkatëse.

10. Ndryshimi ose ndalja e medikamenteve të përshkruara është përgjegjësi vetëm e pacientit dhe mjekut që e përshkruan recetën.

11. Unë rezervoj të drejtën të refuzoj ose të ndërpres trajtimin në qdo kohë nëse është në interesin më të mirë të pacientit, ose nëse limitet profesionalë nuk mund të ruhen, ose për çfarëdo arsye tjetër sipas gjykimit tim.

12. Pacientët që përdorin shërbimet e konsulencës mund të ndërpresin trajtimin në çdo moment duke i dërguar email Elbunita Musollit.

13. Përmbajtja dhe materiali i faqes së internetit ME Integrated Medicine është subjekt i ndryshimit pa paralajmërim sipas gjykimit editorial të Elbunita Musollit.

14. Ndërsa Elbunita Musolli bën hapa të arsyeshëm për të përpiluar informacion të besueshëm dhe për ta mbajtur atë aktual, saktësia dhe plotësia e një sasie kaq të madhe të dhënash nuk mund të garantohet. Elbunita Musolli nuk mban përgjegjësi për çdo humbje, dëmtim ose shpenzim që vjen nga përdorimi i çdo informacioni të përmbajtur në këtë faqe interneti, përveç deri në masën që një përgjegjësi e tillë nuk mund të përjashtohet me ligj.

15. Nëse ju duhet të anuloni terminin e përcaktuar më parë, ne kërkojmë me respekt njoftim për të paktën 48 orë para orarit të paracaktuar. Çdo anulim ose riplanifikim i bërë me më pak se 48 orë njoftim paraprak do të tarifohet në shumë të plotë.

16. Pagesa për çdo konsultim bëhet pak para kohës së caktuar të takimit. Pagesa bëhet për këshillat e ofruar, kohën e kaluar për shqyrtimin e rastit dhe konsultimet aktuale; pasi të jenë përmbushur këto kushte, nuk do të ketë mundësi rimbursim apo kthim të fondeve. Pagesa behet nepermjet......

Nëse keni ndonjë koment apo sugjerim në lidhje me faqen e internetit ME Integrated Medicine, ju lutemi na kontaktoni.

ME Integrated Medicine © 2024 All Rights Reserved.
linkedin facebook pinterest youtube rss twitter instagram facebook-blank rss-blank linkedin-blank pinterest youtube twitter instagram