Politika e Privatësisë

Unë i marr jashtëzakonisht seriozisht të drejtat e privatësisë së pacientëve të mi. Kjo deklaratë e privatësisë shpjegon se si i trajtoj 'informatat tuaja personale', të cilat janë informacione që mund të përdoren për t'ju identifikuar ose lidhur me një individ tjetër.

Çfarë informacioni personal marr apo grumbulloj?
Unë do të kërkoj informacione specifike nga ju në mënyrë që të filloj trajtimin.Të dhënat për emrin e plotë, gjinin, datën e lindjes, adresën e vendbanimit, email adresën, numrin e telefonit dhe historinë mjekësore janë obligative. Do të vazhdoj të shtoj detaje të simptomave për të cilat keni kërkuar këshillën time, si dhe ilaçet dhe trajtimet e tjera që kam përshkruar ose sugjeruar.

Si mblidhen të dhënat tuaja personale?
Të gjitha të dhënat që mbledhim vijnë drejtpërdrejt nga ju. Në mënyrë tipike, kjo ndodh gjatë konsultimit tuaj fillestar me ne. Të dhënat mblidhen duke përdorur një 'formular të ri të pacientit', që duhet të plotësohet përpara vizitës fillestare. Ju duhet të na jepni pëlqimin tuaj për të ruajtur dhe përdorur të dhënat tuaja personale në momentin që i jepni ato. Për t'u siguruar që jam në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, më duhet leja juaj. Pas kësaj, unë do të shtoj informacionin e konsultimeve që keni ndarë me mua në informacion fillestar apo obligativ.

Si përdoren të dhënat tuaja personale?
Unë përdor informacionin tuaj personal për të vlerësuar çështjet për të cilat keni marrë ndihmë dhe për të përshkruar medikamente dhe trajtime të tjera.
Do të kontaktoj me ju përmes email adresës, telefonit apo platformave të tjera dixhitale.

A shpërndahet informacioni im personal me pale të tjera?
Unë nuk do të zbuloj asnjë nga të dhënat tuaja personale me askënd përveq në rastet që kërkohen ligjërisht apo nga autoritetet.

Sa kohë ruhen të dhënat tuaja personale?
Për sa kohë që vazhdoni të keni konsultime, informacioni juaj do të ruhet. Do ta ruaj informacionin tuaj për shtatë vjet pas vizitës suaj të fundit pasi njerëzit shpesh kthehen për konsultime të tjera pas një periudhe kohore mungese. Skedari/dosja juaj do të shkatërrohet në mënyrë të sigurt në atë kohë dhe çdo informacion dixhital i ruajtur në sistemet e mia kompjuterike do të fshihet.

Si përditësohet informacioni juaj?
Ju duhet të më njoftoni për çdo ndryshim që mendoni se duhet të bëj në informacionin personal që posedoj për t'u siguruar që kam informacion të saktë dhe të përditësuar. Ju mund ta bëni këtë duke më kontaktuar me email

Ju keni të drejtë të shihni informacionin personal që kam për ju sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave. Ju mund të bëni një kërkesë duke më kontaktuar dhe unë do të përpiqem të përgjigjem brenda 14 ditëve të punës.

Si ruhen të dhënat tuaja personale?
Dosjet e pacientit janë në kopje fizike dhe elektronike dhe mbahen në një vend të sigurt. Sigurohem që të marr masa paraprake për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga aksesi, zbulimi, kopjimi, përdorimi ose modifikimi i paautorizuar, si dhe humbja ose vjedhja.

Ndryshimet e politikës së privatësisë
Kjo politikë mund të modifikohet në çdo moment. Nëse bëj ndonjë ndryshim të rëndësishëm, do t'ju njoftoj.

Ju lutem më kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë politikë, kërkoni atë në një version tjetër ose keni ndonjë ankesë në lidhje me praktikat e mia të privatësisë: @.......
ME Integrated Medicine © 2024 All Rights Reserved.
linkedin facebook pinterest youtube rss twitter instagram facebook-blank rss-blank linkedin-blank pinterest youtube twitter instagram