Homeopatia mund të përdoret si një qasje alternative për trajtim ose si një plotësuese e mjekësisë konvencionale, por vetëm nën mbikëqyrjen e një homeopati të trajnuar. Pavarësisht ndryshimit në qasje, mjekësia homeopatike dhe ajo e zakonshme mund të funksionojnë shumë mirë së bashku.
Ilaçet homeopatike nuk ndërhyjnë me barnat me recetë, siç janë antibiotikët, ilaqet kundër depresionit, tabletat e presionit të gjakut ose medikamente të tjera pa recetë.
Gjithçka varet nga një sërë faktorësh si gjendja, ashpërsia e simptomave, sa kohë kanë vazhduar simptomat dhe përgjigja juaj ndaj recetës suaj. Në kushte akute, ilaçet homeopatike zakonisht veprojnë shpejt. Në kushtet kronike, Ilaçet homeopatike mund të fillojnë të japin efekt të shpejt, por shërimi i plotë mund të marrë shumë më tepër kohë.
Barërat e mjekësisë konvencionale mund të veprojnë shpejt, por shpesh vetëm shtypin simptomat e sëmundjes duke ju dhënë shpresë të rreme. Ndërsa mjekësia homeopatike shtyn trupin tuaj përmes sistemit imunitar që të filloj të veprojë dhe kështu në mënyrë natyrale të shëron vetveten.
Një formular i dërgohet pacientit me email përpara konsultimit, kjo për të mbledhur të dhënat themelore personale. Konsultat fillestare zgjasin 1 orë ndërsa konsultat pasuese me kohëzgjatje rreth 30-45 minuta.
Në konsulta do të thellohem në përgjigjet e dhëna nga ana juaj për të kuptuar dhe zbuluar se çfarë po ndodh saktësisht me gjendjen apo trupin tuaj. Unë do të bëj një sërë pyetjesh për të marrë një pasqyrë të plotë të situatës, duke marrë parasysh një sërë elementësh:
Trajtimi me homeopatinë përfshin një zhvendosje të qëndrueshme drejt përmirësimit të shëndetit. Konsultat fillestare janë 1 orë me takime vijuese që zgjasin rreth 30-45 minuta. Takimi i parë vijues pas konsultes fillestare caktohet 2 deri në 4 javë pas marrjes së recetës fillestare, në mënyrë që rasti juaj të monitorohet dhe të kuptohet më mirë. Takimet/konsultimet e mëvonshme mund të kryhen/caktohen ndërmjet 6 deri në 12 javë pas konsultes se fundit..
Numri i konsultave të nevojshme është vështirë të parashikohet sepse varet nga një sërë faktorësh si: mosha e pacientit, kohëzgjatja e simptomave dhe përgjigja që jep organizmi/trupi ndaj recetës me Ilaçet t e përshkruara.
Barnat dërgohen për një tarifë shtesë që varion nga 10 € në 20 € plus tarifat e dorëzimit.
Të gjitha konsultimet kryhen përmes: Zoom, Skype, FaceTime, Whatsapp ose telefon.